E shihnin si lider botëror

E shihnin si lider botëror

Me 123 vjetët që mban mbi supe mund të jetë vërtet njeriu më jetëgjatë në histori, edhe pse nuk është njohur zyrtarisht nga rekordet Guinnes.

Gjatë një udhëtimi jashtë shtetit, Swami Sivananda ngjalli kaos të vërtetë në zyrën e emigrimit mes punonjësve të aeroportit, të cilët të befasuar, vendosën që të bënin një foto si kujtim me të.

Murgu hindu i lindur në vitin 1896, siç shkruhet në dokumentet e vendit të tij mbërriti nga India në aeroportin e Abu Dhabi, në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Dita lindjes nuk i shpëtoi punonjësve që kontrollonin dokumentet. Swami Sivananda duhet të udhëtonte nga India drejt Londrës, por u ndalë tranzit në Abu Dhabi, teksa u ndalua për kontroll, i befasoi të gjithë.

“Askush nuk e besonte, pasi nuk tregonte as 85-90 vjeç. Në zyrën e emigrimit, nuk dinin çfarë të bënin. Mbetëm pa fjalë dhe pati nga ata që silleshin si përballë një lideri botëror para tij”, tha një punonjës i aeroportit.

Në fund pas disa kontrollesh, murgu jetëgjatë, u lejua që të udhëtojë normalisht drejt Britanisë së Madhe.

Nuk është hera e parë që Swami Sivananda përfundon në vëmendje të mediave. Edhe tri vjet më parë ai shpjegoi sekretet e jetëgjatësisë së tij, duke thënë “Shumë joga, jo seks dhe ushqim i shëndetshëm, sidomos pa erëza dhe përbërës pikantë”./oranews