Ja çfarë ndodhi

Ja çfarë ndodhi

Një pasagjer gjatë fluturimit për në Pakistan nga Mbretëria e Bashkuar, në aeroportin e Manchesterit shkaktoi vonesa të rënda, pasi hapi derën e daljes emergjente duke tentuar të arrijë në tualet të aeroplanit, përderisa aeroplani ishte ende në tokë.

Fluturimi i Pakistan International Airlines (PIA) 702, ishte paraparë të realizohej nga Manchesteri në Islamabad të Pakistanit, të premten, por u shtye për shtatë orë, bën të ditur linja ajrore, transmeton rtv21.tv 

Një zëdhënës i tha CNN-it se pasagjeri hapi derën, duke menduar se është dera e tualetit, por të gjithë pasagjerët ishin të sigurt.

Aeroporti i Manchesterit nuk deshi ta komentonte incidentin e të premtes./21Media