Ulja emergjente e aeroplanit

Ulja emergjente e aeroplanit

Një aeroplan i Transavia ka bërë ulje emergjente pasi një pasagjer tentoi të hapte derën e emergjencës gjatë fluturimit.

Aeroplani po udhëtonte nga Parisi në Marrakesh kur pasagjeri po përpiqej ta hapte derën e emergjencës, por u ndal nga ekuipazhi.

Rreth 15 minuta pasi u ngritëm në fluturim, dëgjova britma të forta. Katër rreshta pas meje disa persona po përpiqeshin të qetësonin një person që po përpiqej të hapte derën e emergjencës,”-tha një pasagjer. “Të gjithë po ulërinin. Më në fund ekuipazhi arriti ta qetësojë dhe e prangosën”, ka thënë Pierre-Albert Garcias, një pasagjer i këtij udhëtimi.

Pasi aeroplani bëri ulje emergjente nga aeroporti i Paris Orly në të njëjtin aeroport nga i cili u ngrit, policia mori burrin por ende nuk dihen arsyet e veprimit të tij, transmeton rtv21.tv.

Ndërsa linja ajrore, Transavia France, vlerëson qëndrimin shembullor të ekuipazhit gjatë këtij incidenti./21Media