Pasaportat më të fuqishme në botë për vitin 2020

Kosova në vendin e 99-të

Henley Passport Index ka radhitur pasaportat më të fuqishme të botës për vitin 2020.

Radhitja u bë në bazë të numrit të vendeve që mund të vizitojnë poseduesit e këtyre pasaportave.

Në mënyrë surprizuese vendin e parë e zë Japonia me plot 191 destinacione, e ndjekur nga Singapori me 190 destinacione.

Në vendin e tretë renditet Gjermania dhe Korea e Jugut me nga 189 destinacione secila.

Italia renditet në vendin e 4 me 188 destinacione. SHBA dhe Britania e Madhe renditen në vendin e 8 me plot 184 destinacione.

Kosova mban vendin e 99 me 40 destinacione, ndërsa të gjitha vendet e rajonit janë më lart se vendi ynë.

Shqipëria mban vendin e 54 me 114 destinacione, Maqedonia e Veriut renditet në vendin e 47 me 123 destinacione, Bonje dhe Hercegovina renditet në vendin 52 me 117 destinacione, Mali i Zi në vendin e 46 me 124 vende dhe Serbia në vendin e 33 me 133 destinacione.

Në vendin e fundit renditet Afganistani me 26 destinacione.

 

Back to top button