Vazhdojnë dhunimet seksuale në Afrikën e Jugut

Vazhdojnë dhunimet seksuale në Afrikën e Jugut

Një vajzë 14-vjeçare u dhunua në shtëpinë e gjyshes së saj dhe u mbyt me një tullë në kokë. Ky është krimi i fundit i dhunës seksuale që ka tronditur Afrikën e Jugut.

Trupi i Janika Mallo u gjet me kokën e saj të lënduar dhe me trup të gjakosur. E zhveshur tërësisht dhe me shenjat që ajo ishte dhunuar seksualisht, thanë familja e saj.

Policia ka hapur një hetim për vrasje dhe dyshimi ka rënë mbi një grup të rinjsh të njohur për sjelljen e keqe të tyre në Parkun “Heinz”, pranë  qytetit Cape, aty ku vajza u gjet e vdekur.

Nëna e dërrmuar e adoleshencës u tha mediave se biseda e saj e fundit me vajzën e saj ishte rreth një loje të futbollit.

“Unë i thashë asaj që nuk mund të shkojë në ngjarjen e klubit të futbollit në Portland, dhe kjo ishte e hera e fundit që e pashë të gjallë,” i tha ajo IOL, transmeton rtv21.tv

Babai i saj tha që fytyra e saj ishte ‘rrahur’ dhe tha se ka mundësi që ajo ka qenë pa ndjenja para se të dhunohej. Trupi i saj u gjet një mëngjes të dielën, megjithëse ishte e paqartë pse ishte në shtëpinë e gjyshes së saj në atë kohë.

Ka disa javë që në lajmet e Afrikës së Jugut po mbizotërojn raportet për vrasjet e disa grave të reja./21Media