Dikur kishte 190 kilogramë

Dikur kishte 190 kilogramë

Catherine Shanklin nga SHBA-ja dikur peshonte 190 kilogramë dhe nuk ishte në gjendje të lidhë vet as edhe këpucët.

Përveç peshës, Catherine vuante nga diabeti dhe presioni i lartë i gjakut, dhe kishte imunitet shumë të dobët.

Pasi që mjekët i thanë se nuk do jetojë gjatë, ajo vendosi të humbiste peshën e saj. Kjo ka ndodhur tre vjet më parë, kur Catherine ndryshoi dietën dhe stilin e jetës në përgjithësi. Nga ky ndryshim ajo humbi 118 kg dhe sot ndihet krenare.

Por, humbja e peshës te ajo la një problem tjetër, lëkura e tepërt që i ka mbetur.

 

Ajo ka gjithsej rreth 9 kilogramë lëkurë të tepërt që planifikon ta trajtojë në mënyrë kirurgjikale vitin e ardhshëm, pasi nuk ka mundësi të tjera.

“M’u deshën saktësisht tre vjet për të humbur peshë. Jam akoma e tronditur kur shoh fotot se si dukesha më parë dhe pyes veten nëse me të vërtetë jam unë”, tha Catherine.

Ajo zëvendësoi ushqimin e shpejtë jo të shëndetshëm me sallata, fruta dhe perime të freskëta – gjithashtu filloi të ushtrojë gjithnjë e më shumë. /21Media