Pëson djegie nga ora e tij

Pëson djegie nga ora e tij

Një burrë nga Iowa përjetoi djegie të shkallës së tretë në dore pasi ora e tij Fitbit Ionic filloi ‘të digjej’ në mes të natës.

Ethan Landers shpërndau në Facebook fotot tronditëse të plagëve në dorën e tij, dhe thotë se ai dëshiron të paralajmërojë të tjerët për rrezikun e mundshëm nga pajisja popullore e fitnesit.

Më shumë se 70 milion Fitbits janë shitur në të gjithë botën vetëm në katër vitet e fundit. Nën imazhet e dëmtimeve të kyçit të dorës së tij, Landers rrëfeu incidentin traumatik, transmeton rtv21.tv.

Mbrëmjen e së mërkurës, isha duke fjetur kur u zgjova në një panik nga djegia e dorës. Dhomës i vinte era zjarr”, u shpreh ai.

Produktet Fitbit janë dizajnuar dhe prodhuar në përputhje me standardet e rrepta dhe i nënshtrohen testimit të gjerë të brendshëm dhe të jashtëm për të siguruar sigurinë e përdoruesve tanë. Bazuar në testimin dhe analizën tonë të brendshme dhe të pavarur të palëve të treta, ne nuk besojmë se ky lloj dëmtimi mund të ndodhë nga përdorimi normal”, thanë Fitbit.

Kompania thotë se ata janë angazhuar për të kryer një hetim të plotë./21Media