Pasi iu dorëzua familjes, e mitura nga Kaçaniku përsëri u largua nga shtëpia

Pas gjashtë orëve që iu dorëzua familjes, policia përsëri në kërkim të saj

Një vajzë e mitur nga Kaçaniku me inicialet V.G është larguar për herë të dytë nga shtëpia, policia është në kërkim të saj.

Rastin për portalin rtv21.tv e konfirmoi togeri Agim Gashi.

Ai tha se vajza rreth 15-16 vjeçare është raportuar e zhdukur më datën 07 shkurt, derisa është gjetur në Prizren pas katër ditësh (11 shkurt), rreth orës 02:00 pas mesnate policia e ka kthyer vajzën te familja.

Ndërsa, në mëngjesin e datës 11 shkurt, rreth orës 08:30 është raportua prapë që e mitura është larguar nga shtëpia.

Policia po vazhdon kërkimet për gjetjen e vajzës./21Media

 

Back to top button