Mark Bresciano ka bërë një deklaratë befasuese

Mark Bresciano ka bërë një deklaratë befasuese

Ish-reprezentuesi i Australisë ka gjetur një punë të re pas largimit nga futbolli.

Australiani, i cili u aktivizua për plot 12 vite në futbollin italian, në një rrëfim special ka treguar se nuk e merr malli për futbollin, pasi tani po merret me kultivimin e kanabisit.

“Më mungon topi, që në Itali konsiderohet si fe, jo futbolli, për të cilin kam humbur pasionin dhe jam vetëm një spektator”, ka thënë ai.

“Momentalisht po investoj në pasuri të patundshme dhe merrem me kultivimin e kanabisit. Tani për tani unë po studioj me një partner që punon për prodhimin e dograve me bazë marihuanën, për qëllime shëruese”.

Bresciano ka qenë protagonist edhe në Kampionatin Botëror të vitit 2006 duke bërë një paraqitje dinjitoze me kombëtaren e tij.