Rikthehet Diva!

Rikthehet Diva!

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Elvana Gjata dje ka publikuar projektin e saj “Tavolina e mërzisë”, e interpretuar tejet bukur nga artistja. Për muzikën dhe vargjet e kësaj kënge u përkujdesën Armend Rexhepagiqi dhe Aida Baraku dhe për aranzhmanin Darko Dimitrov.

Elvana ka falënderuar të tre dhe ndjehet krenare që ka punuar me ta.

“Armend Rexhepagiqi dhe Aida Baraku jane 2 legjenda te Kosoves dhe jam krenare qe punuam bashke! Faleminderit qe hyte ne shpirtin tim dhe e thuret kete muzike dhe keto vargje.. Faleminderit qe hyte ne shpirtin tim dhe e thuret kete muzike dhe keto vargje.. Thank you @darkodimitrov The best!”, ka shkruar Elvana krahas videos së publikuar në Instagram.

Po ashtu, artisja është shprehur e lumtur se kjo zemër u ka prekur zemrat fansave.

“Te jem e sinqerte ndjesia eshte gjithmone si heren e pare… dhe smund te rri pa thene qe me ben pafund te lumtur qe ju prek zemren kjo kenge njesoj si mua..”, ka shkruar më tej ajo.

Pas rikthimit të saj me këtë këngë, diva shqiptare u prit ngrohtësisht nga fansat e miqtë e saj të cilët i kanë dhënë komente pozitive.

“Jam atje, Ku rashe pertoke, Ku mke godit, Mas ulti nbote, Jam me shishen e dashnise, Ne tavoline e merzise”, është një varg i kësaj kënge.

Për anën vizuele Elvana ka bashkëpunuar me produksionin Supercut./21Media