Atletico mposhti Realin

Atletico mposhti Realin

Ekipi i Atletico Madrid mposhti Realin e Zidanit me rezultatin 7-3 në një ndeshje miqësore mes dy gjigantëve spanjoll, mbrëmë në stadiumin “East Rutherford” në New York.

Ndërsa, James Rodriguez pritet shumë shpejt të largohet nga Real Madridi. Drejtori sportiv i Atletico Madridit, Miguel Angel Gil Marin, tha se ata janë në pritje që Reali të marrë një vendim rreth të ardhmes së kolumbianit.

“Unë e di se shumë tifozë të Atletico Madridit do ta donin atë”, tha fillimisht ai.

“Përveç kësaj, duke folur me disa lojtarë, ata besojnë se ai do të sjellë atë cilësi të veçantë dhe kjo është e mirë për ne. Gjithashtu unë e di që trajneri ynë i pëlqen atij, James nuk dëshiron të vazhdojë me Realin e as Reali me James kështu që jemi në pritje”, përfundoi ai.