Jessie J i ka bërë ftesë Dua Lipës për duet

Jessie J i ka bërë ftesë Dua Lipës për duet

Këngëtarja e njohur, Jessie J është shfaqur në një koncert me një veshje të cilën e kemi parë më herët të këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa.

Jessie J ka thënë se kishte planifikuar më herët që këtë veshje ta kishte në një prej koncerteve të saj, por Dua u tregua më e shpejtë.

Përmes një postimi në rrjetin social Instagram,  Jessie J e ka ftuar Dua Lipën të bëjnë një duet dhe të veshin të njëjtat rroba në video.

“Kështu, të betohem që e kisha ndërmend t’i vishja këto rroba dy javë më parë. Por ja që ndodhi, ti i veshe e para. Dhe po, ti dukesh më mirë në to. Por, isha unë e para që e kisha këtë stil flokët, të paktën këtë e bëra. Shumë krenare për ty se si po e përfaqëson Britaninë. Mendoj se ky “xing”, ndodhi për një arsye. A dëshiron të bëjmë një duet dhe të veshim të njëjtat rroba në video?”, ka shkruar Jessie J në llogarinë e saj në Instagram./21Media