Haradinaj: Kuvendi nuk duhet ta zvarris demarkacionin

Haradinaj: Kuvendi nuk duhet ta zvarris demarkacionin

Komisionit për Punë të Jashtme të hënën do ta mbaj mbledhjen e radhës ku pritet të procedohet marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi. Kryetarja e këtij komisioni Vjosa Osmani tha se debati për çështjen  e demarkacionit është shterur në mbledhjet e kaluara dhe pret që në mbledhjen e radhës të mos ketë debat por vetëm procedim të demarkacionit. Vetëvendosje dhe AAK janë për rrëzimin e marrëveshjes në Kuvend dhe t’i hapur rrugë një zgjidhje tjetër. Por, PDK dhe LDK janë për ratifikimin e marrëveshjes. Analistët vlerësojnë se mos ratifikimi i demarkacionit do ta fus vendin në izolim edhe për pesë vitet e ardhshme./21Media