Jasharaj: Do të vazhdojmë betejën me gjykatat.-Bytyqi: Mendoj se kjo tash është temë e mbyllur

Jasharaj: Do të vazhdojmë betejën me gjykatat.-Bytyqi: Mendoj se kjo tash është temë e mbyllur

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Rrahman Jasharaj thotë se derisa Gjykata e Apelit nuk do të dalë me një vendim përmes së cilit hedh poshtë vendimin e ministrit të Arsimit, Shyqiri Bytyqi, SBAShK nuk do të bëj kompensimin e orëve të humbura gjatë grevës së janarit. Thotë se, në rast nevoje do t’i drejtohet edhe selisë së Unionit të Sindikatave të Evropës, në Bruksel. Ndërsa, ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi thotë se çështja e kompensimit të orëve, tanimë është temë e mbyllur./21Media