Pasojat e tërmetit, 302 familje në Tiranë marrin dëmshpërblim

Bashkia e Tiranës do të dëmshpërblejë të gjithë personat e prekur nga tërmeti i 21 shtatorit

Këshilli Bashkiak ka miratuar listën me emrat e 302 familjeve, banesat e të cilëve kanë pësuar dëme si pasojë e tërmetit të 21 shtatorit 2019 dhe përmbytjes së datës 23 shtator 2019.

Me qëllim për t’i hapur rrugë procesit të vlerësimit, stafi i njësive administrative në bashkëpunim me qytetarët ka plotësuar dosjet për secilin prej tyre me dokumentacionin e plotë tekniko-ligjor dhe i ka përcjellë pranë Drejtorisë së Emergjencave Civile.

Pas verifikimit, Emergjencave Civile i ka përcjellë për vlerësim në Këshillin e Qarkut Tiranë.

Back to top button