A mund të ketë njeriu vdekje nga shkuja?

A mund të ketë njeriu vdekje nga shkuja?

Qarkullimi i përshpejtuar i ajrit mund të shkaktojë ftohjet, të sjellë ndryshime të qarkullimit në muskuj dhe paraqitje të dhimbjeve.

Shumë njerëz jetojnë në ambiente të mbyllura, duke mos lejuar hyrjen e ajrit përmes dritareve, nëse njëkohësisht janë të hapura edhe dyert.

Çdo paraqitje e ngërçit, ndezjeve të ndryshme dhe dhimbja e kokës i atribuohen shkujës.

Por sa ka rrezik që shkuja të mbysë njerëzit?

Mjekët  tregojnë se megjithatë nuk ka rrezik nga shkuja dhe se ajo nuk mund të mbysë njerëzit.

Sipas tyre, frika nga shkuja është e tepruar dhe se qarkullimi i përshpejtuar i ajrit mund të sjellë deri te ftohjet, ndryshime të qarkullimit në muskuj dhe paraqitje të dhimbjeve, por jo edhe të shkaktojë vdekje të parakohshme./21Media