Mbase edhe për shumë të tjera, por fëmijët nuk duhet t'i rrahni

Mbase edhe për shumë të tjera, por fëmijët nuk duhet t’i rrahni

Rezultatet e një studimi të ri shkencor kanë treguar se të vegjëlit që janë rrahur nga prindërit kanë më shumë gjasë që të jenë agresivë pas moshës 10 vjeçare. Gjithashtu, këta fëmijë ka më shumë mundësi që të mos kenë sjellje të mirë me të tjerët.

Shkencëtarët e Universitetit të Misurit kanë analizuan 1840 çifte nënë-fëmijë dhe të dhënat janë marrë përmes sondazheve, vizitave në shtëpi dhe intervistave të mësuesve.

“Rezultatet tona tregojnë se mënyra se si i trajtojnë prindërit fëmijët në moshë shumë të vogël ndikon në sjelljen e tyre kur të rriten. Është shumë e rëndësishme që prindërit të heqin dorë nga ndëshkimi fizik”, ka thënë udhëheqësi i studimit, Gustavo Carlo./21Media