Ministrja Ekonomi iu bashkua aksionit të pastrimit të Parkut të Llogarasë

Ministrja Ekonomi iu bashkua aksionit të pastrimit të Parkut të Llogarasë

Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Milva Ekonomi, mori pjesë në një prej aksioneve masive për pastrimin e plazheve dhe parqeve natyrore të Shqipërisë që po zhvillohen në gjithë vendin nga Korpusi i Vullnetarëve.

Ky është një projekt i mbështetur nga MZHETTS, me synimin për të patur një Shqipëri të pastër këtë sezon turistik, por dhe për të sensibilizuar qytetarët që pastërtia është një element kyc për të tërhequr dhe mbajtur sa më gjatë turistët në vendin tonë.

Ministrja Ekonomi iu bashkua aksionit të pastrimit të Parkut të Llogarasë, ku dha një mesazh për mediat dhe publikun.‎

“Turizmi në Shqipëri ka shënuar një bum për ekonominë e vendit, duke u bërë një kontribues shumë i rëndësishëm, jo vetëm për nga numrat mbasi përfaqëson 7% të PBB-së, por edhe nga përkushtimi që ne po tregojmë për kulturën dhe natyrën e vendit tonë, për t’ia bërë të njohur të gjithë turistëve që vijnë e vizitojnë Shqipërinë. Por që të lëmë një mbresë të mirë tek të gjithë vizitorët padyshim ndërhyrje të rëndësishme duhen bërë. Një nga këto ndërhyrje si për turistin e huaj apo dhe për atë vendas që lëviz nga njëri destinacion në tjetrin në Shqipëri, është padyshim edhe pastërtia”, tha Ekonomi.

Në këtë aksion mori pjesë edhe Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli./21Media