Apel për kursim të ujit

Apel për kursim të ujit

KRU “Prishtina” bëri thirrje që qytetarët të kenë kujdes me ujin e pijshëm dhe të mos shpenzojnë pa nevojë.

Njoftohet se furnizimi me ujë është stabil dhe do të jetë i tillë edhe në vazhdim.

‘Në këtë kohë, derisa po qëndroni në shtëpitë tuaja, të shpenzoni racionalisht ujin duke e shpenzuar për nevoja higjienike dhe shtëpiake por asnjë litër ujë të mos ju shkojë kot, duke e lënë të rrjedhë nga rubineti juaj”, thuhet në njoftimin e tyre. 

KRU ”Prishtina” njoftimin e përfundon duke thënë se bashkërisht duhet kontribuar në ruajtjen e ujit të pijshëm ngase ka rritje të konsumit./21Media