MAsë parandaluese ndaj koronavirusit

MAsë parandaluese ndaj koronavirusit

Krahas pastrimit të rrugëve, në Prishtinë po pastrohen edhe pikat e grumbullimit të mbeturinave si masë shtesë mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti falënderoi të gjitha ekipet në terren për angazhimin dhe kujdesin e shtuar gjatë këtyre ditëve.

“Ne të tjerët të i ndihmojmë ata duke u kujdesur për mjedisin ku jetojmë, duke hedhur mbeturinat në kontejnerë dhe duke qëndruar në shtëpi e reduktuar lëvizjet që nuk janë të domosdoshme! Vetëm kështu mund të ndihmojmë që të mbrojmë veten dhe të tjerët”, ka thënë Ahmeti.

Prishtina po ashtu edhe qytetet e tjera në Kosovë kanë filluar pastrimin dhe dezinfektimin e rrugëve dhe ambienteve të tjera si masë parandaluese ndaj koronavirusit./21Media