Për këtë recetë ju nevojiten tre përbërës

Për këtë recetë ju nevojiten tre përbërës

Duke e bërë shtëpinë apo mjedisin ku punoni një ambient më të pastër dhe të freskët, ju do të ndjeheni shumë më shumë disponim dhe energji pozitive.

Ju mund të përgatisni mijëra kombinime nga fruta të ndryshëm, lule dhe vajra, për të mbajtur ambientin e freskët me përbërës të shëndetshëm, larg produkteve artificiale që mund të jenë edhe të dëmshëm.

Receta që do t’ju prezantojmë është e thjeshtë dhe ju ndihmon për një ambient të tillë. Ju nevojitet një enë më e thellë, ujë, rozmarinë dhe ekstrakte të vaniles.

Në një enë të mesme më të thellë, mbushni 2/3 e saj me ujë dhe vendoseni limonin e prerë në rrathë, pastaj shtoni rozmarinë dhe vanillë. Lëreni këta përbërës t’ju freskojnë gjatë tërë ditës.

Përdorimi më shumë se dy ditë i këtij lëngu nuk preferohet pasi që humb vlerat e saj. Por, ju mund të bëni kombinime nga më të ndryshmet varësisht nga preference juaj./21Media