Pasuria e stafit të Shtëpisë së Bardhë

Trump pubikon raportete financiare 

Nga dokumentet e publikuara mbrëmë vonë del se vajza e Presidentit Donald Trump, Ivanka dhe bashkëshorti i saj, Jared Kushner kanë asete me vlerë prej 240 deri në 740 milionë dollarë. Këtu përfshihen aksionet në “Trump International Hotel”, që i kanë siguruar Ivankës fitime prej 1 milion deri në 5 milionë dollarë vitin e kaluar.

Dokumentat me të dhënat financiare detajojnë gjithashtu edhe pagat e fundit të disa prej figurave kyçe në administratë si dhe të ardhurat dhe pasuritë në kohën kur ata kishin filluar të punojnë për qeverinë amerikane. Por, as Presidenti Donald Trump dhe as zëvendësi i tij, Mike Pence nuk janë të përfshirë në listë, shkruan rtv21.tv

Steve Bannon, që tani mbanë postin e Këshilltarit në Shtëpinë e Bardhë, ka pasuri prej 3.3 deri në 12.6 milionë dollarë. Shan Spice zëdhënësi i administratës Trump u pagua 260 mijë dollarë për rolin si kryestrateg dhe Drejtor i Komunikimeve në Komitetin Kombëtar Republikan dhe gëzon gjithashtu një numër pronash.

Në një deklaratë përpara publikimit të dokumentave, Shtëpia e Bardhë ka sqaruar se këto nuk janë pasuritë që pjesëtarët e stafit kanë sot, por, ato që kishin në momentin e ardhjes në detyrë./21Media

Back to top button