Në Podujevë ka filluar një iniciativë, që mollët tepricë t’iu shërbehen atyre që kanë nevojë

Në Podujevë ka filluar një iniciativë, që mollët tepricë t’iu shërbehen atyre që kanë nevojë

Iniciatën që qeset e mollave t’i vendos rreth oborrit të shtëpisë, që t’i marrin kalimtarë e rastit, profesori i gjimnazit “Aleksandër Xhuvani”, Patriot Rudari nga Shajkoci i Podujevës e ka vazhduar në një vend tjetër.

Ai ka vendosur qese me molla në fshatin Balloc, më saktësisht te “Lagjia e Kuvajtit” në Podujevë, për të cilën iniciativë është shprehur se e ka përfunduar sot, shkruan rtv21.tv

Por, ai nuk është ndalur me kaq, profesori ka vendosur qese me molla edhe te shkolla “Aleksandër Xhuvani” në Podujevë, aty ku edhe jep mësim.

Rudari për rtv21.tv ishte shprehur se iniciativa e tillë i ka lindur, duke ndjekur një shembull nga Norvegjia, derisa ka shtuar se iniciativën e ka marrë para disa ditëve, për të cilën është shprehur se qytetarët e kanë mirëpritur.

Rudari ka shtuar se iniciativën do ta vazhdojë për një muaj, derisa të ulen temperaturat. Profesori është shprehur që çdo vit u ka shpërndarë miqasisë molla, ndërsa një iniciativë të tillë të shpërndajë molla për kalimtarët e ka marrë disa ditë më parë./21Media