Kaq kohë i ka mbetur

Kaq kohë i ka mbetur

Bateristi i Filarmonisë së Kosovës, Patris Berisha, ka tash e një kohë që po qëndron në Amerikë, larg familjes së tij.

Mirëpo, përmes një postimi në rrjetin social Instagram, Patrisi ka treguar se së shpejti do të bashkohet me Tunën dhe Tianin, shkruan rtv21.tv

Mbi fotografinë e publikuar ku shihet Tuna me djalë, ai ka shkruar se ka mbetur edhe një ditë që të bëhet bashkë me familjen e tij të bukur.

Ndryshe, këngëtarja Tuna dhe partneri i saj Patrisi më 2 maj të vitit 2017 janë bërë prindër për herë të parë. Ata janë bekuar me një djalë të cilin e kanë pagëzuan me emrin Tian./21Media