Patrullime të përbashkëta Shqipëri-Kosovë gjatë sezonit veror

Më 1 korrik do të udhëtojnë turni i parë i zyrtarëve policor

Duke iu referuar bashkëpunimit të vazhdueshëm të Policisë së Kosovës me Policinë e Shtetit të Shqipërisë bazuar edhe në memorandumin e bashkëpunimit të firmosur nga autoritetet policore të të dyja shteteve, do të organizohen shërbime të përbashkëta të policive në rrugët e Shqipërisë edhe gjatë këtij sezoni veror.

Turni i parë i zyrtarëve policor të Policisë së Kosovës, përkatësisht i Njësive Rajonale të Komunikacionit Rrugor (NJRKRR) dhe Njësisë për Kontroll të Autostradave (NJKA), do të udhëtojnë për në Republikën e Shqipërisë më datë 1 korrik.

Back to top button