Aktori i ka dhënë fund lidhjes trevjeçare

Aktori i ka dhënë fund lidhjes trevjeçare

Aktori Robert Pattinson (31) i ka dhënë fund lidhjes trevjeçare me këngëtaren dhe valltaren britanike FKA Twigs (29).

Çifti thuhej se ishte i lumtur, por dashuria shpërtheu në verë.

Ata folën rrallë në lidhje me aferën e tyre në publik, dhe së bashku u shfaqën në vetëm disa tepihë të kuq.

Arsyeja për ndërprerjen e lidhjes nuk është e qartë, përveç se thuhet se ata “nuk funksionuan më si çift”.

“Në dy vitet e para ishin të pandashëm, por në muajt e fundit ata janë larguar nga njëri-tjetri. Kanë kaluar gjithnjë e më pak kohë së bashku, dhe Rob ka vendosur të ndërpresë lidhjen. Ende ka ndjenja nga të dy anët, por ata e kanë të qartë se kjo më nuk shkon”, thonë miqtë e tyre.

Këngëtarja kah fundi i gushtit u pa në Ibiza në shoqërinë e një burri të panjohur dhe pa unazë, kështu që filluan thashethemet për një ndarje me Robertin.