Ai është i gjatë 2 metra e 34 cm

Ai është i gjatë 2 metra e 34 cm

Paul Sturgess vjen nga Loughborough, Leicestershire i Anglisë. Ajo që duam të veçojmë për të është se Sturges tashmë është i njohur si basketbollisti më i gjatë në botë.

Paul Sturges është i gjatë 2 metra e 34 cm.

Por, këtu vlen theksuar edhe diçka me rëndësi. Ky 29 vjeçar theu edhe një rekord. Ai u regjistrua në librin e rekordeve botërore, Ginis, kësaj radhe, si personi më i gjatë në Britani, shkruan rtv21.tv

Sa i përket peshës trupore, Sturges peshon 147 kg, dhe për të mbajtur trupin në formë, ai në ditë merr deri në 7000 kalori.

Basketbollisti anglez Sturges, për titullin “personi më i gjatë në botë” është vlerësuar pas vdekjes së thyesit të këtij rekordi, Neil Fingleton, i cili ka qenë vetëm një centimetër më i gjatë se Sturges./21Medianintchdbpict000314678512
nintchdbpict000314695792