Dybala po largohet në muajin Janar

Dybala po largohet në muajin Janar

Sulmuesi i Juventusit, Paulo Dybala mund të largohet në afatin e Janarit. Tottenhami dhe PSG janë duke bërë plane për ta bindur “Zonjën e Vjetër” dhe argjentinasin.

Dybala gjatë kësaj verë ishte një ndër lojtarët me të rëndësishëm pasi kërkohej jo vetëm nga Tottenham e PSG, por edhe nga Manchester United.

Trajneri i Spurs, Mauricio Pochettino po e sheh argjentinasin si zëvendësim i mefushorit, Christian Eriksen i cili ka refuzuar ta vazhdojë kontratën dhe kërkon të largohet në afatin e janarit.

Gjithashtu edhe gjiganti francez ka një vend të posaçëm për të pasi sulmuesi, Neymar mund të rikthehet te Barcelona.