Zuckerberg ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën  e drejtimit të kompanisë

Zuckerberg ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën  e drejtimit të kompanisë

Numri i përdoruesve të Facebook-ut po vazhdon duke u rritur, pavarësisht skandaleve të privatësisë dhe kritikave rreth lajmeve të rrejshme.

Gjiganti i mediave sociale tha se numri i personave që hyjnë në sajt, të paktën një herë në muaj u rrit 9% vitin e kaluar me një shifër rreth 2.32 miliardë njerëz.

Po ashtu nuk qëndron as frika se skandalet e privatësisë mund të kenë larguar reklamuesit, për shkak se treguesit e të ardhurave vjetore u rritën në 30 %.

Rritja erdhi pavarësisht fushatave nxitëse për të ta shmangur këtë gjigant të teknologjisë.

Themeluesi, Mark Zuckerberg tha se ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën  e drejtimit të kompanisë për t’u përqendruar siç ka thënë ai, në çështjet më të mëdha shoqërore.