Shefi i Komitetit të NATO-s kritikon Moskën

Shefi i Komitetit të NATO-s kritikon Moskën

Shefi i Komitetit ushtarak të NATO-s, gjenerali Peter Pavel, deklaroi në Pragë se Rusia po tenton që perëndimit liberal dhe demokratik t’ia imponoi modelin e saj kombëtar të shoqërisë ruse.

Ai theksoi se Rusia këtë nuk po tenton ta bëjë nëpërmjet mjeteve ushtarake, por me ndihmën e mjeteve hibride, më saktë me anë të propagandës më efikase dhe dezinformatave, me anë të së cilave po tenton të luhatë besimin që kanë shtetet perëndimore të NATO-s, shkruan rtv21.tv

“Rusia është e dëshpëruar për shkak të rregullit botëror, i cili bazon në demokracitë liberale të perëndimit dhe po tenton të ndryshoi këtë rregull, në mënyrë që ai të jetë më shumë në përputhje me modelin kombëtar të shoqërisë ruse”, tha Pavel.

Pavel hodhi poshtë akuzat e Rusisë se NATO po sillet në mënyrë agresive ndaj saj, me zgjerimin e saj në lindje.

“Nëse Rusia nuk do të kishte invaduar Gjeorgjinë dhe Ukrainën, duke injoruar me këtë rast të gjitha normat ndërkombëtare, atëherë NATO nuk do të kishte forcuar praninë e saj ushtarake në krahun jugor dhe lindor”, konstatoi Pavel./21Media