Bogoevski dha dorëheqje sot

Bogoevski dha dorëheqje sot

Deputeti i LSDM-së, Pavle Bogoevski sot dha dorëheqje pas akuzave të bëra për përdorim të lëndëve narkotike. Anëtarja e Komisionit, Nevenka Stojkovski kërkoi që rendi i ditës të plotësohet me pikën për vërtetimin e shkeljes së kodeksit të Kuvendit nga kryetari i Komisionit për çështjen e mandateve dhe imuniteteve, Pavle Bogoevski.

Por, Bogoevski tha se heqja e imunitetit të Gruevskit do të jetë procesi i fundit në krye të këtij komisioni, por më pas Pavle Bogoevski ndryshoi mendje dhe mori vendim që menjëherë të ndërpres seancën dhe të tërhiqet nga posti i deputetit.

Komisioni për çështje të mandatit dhe imunitetit pas dorëheqjes së Pavle Bogoevskit do të udhëhiqet nga zëvendëskryetarja e Komisionit, Snezhana Kaleska-Vançeva./TV21