“PD është gjobitur për mungesën e femrave në listat e kandidatëve”

Rama: Gratë dhe vajzat duhet të respektohen njësoj si burrat dhe si djemtë

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama gjatë një takimi elektoral me banorët e Hasit, sot tha se Partia Demokratike nuk ka vendosur asnjë grua apo vajzë në listat e Qarkut të Kukësit.

“Në skuadrën e Partisë Demokratike për të ndërtuar një Republikë të re, nuk ka vend për asnjë grua, asnjë vajzë nga Hasi nga Kukësi, Tropoja. Në 5 qarqe të Republikës së re nuk kanë përfaqësim për gratë”, tha Rama.

Ai tha se gratë dhe vajzat duhet të respektohen njësoj si burrat dhe si djemtë. “PD ka shkelur ligjin me këtë. Kjo është shumë e rëndësishme që çdo grua të harrojë se çfarë partish ka për zemër dhe të bashkohet për t’i dhënë një mesazh shumë të qartë PD dhe të gjitha atyre partive që tentojnë të përjashtojnë gratë dhe vajzat”, tha Rama.

Edi Rama iu drejtua më tej banorëve të Hasit se duke votuar Partinë Demokratike e çojnë votën dëm.

Back to top button