Arrihet edhe një koalicion

Arrihet edhe një koalicion

Partia e Drejtësisë i është bashkuar në koalicion parazgjedhor partisë së Behgjet Pacollit, Aleancës Kosova e Re.

“Pas bisedimeve gjithëpërfshirëse me presidentin e AKR-së z. Behgjet Pacolli dhe në vazhdën e bashkëpunimit të frytshëm politik shumë vjeçar të Partisë së Drejtësisë me Aleancën Kosova e Re, sonte u arrit marrëveshja për koalicion parazgjedhor ndërmjet PD dhe AKR që në radhë të parë është në funksion të pasurimit të ofertës politike për qytetarët e Republikës së Kosovës me rastin e zgjedhjeve parlamentare të 6 tetorit”, thuhet në njoftimin e PD-së.

Tutje në njoftimin e PD-së, thuhet se “ky koalicion parazgjedhor do të fuqizojë në mënyrë përmbajtjesore koalicionin tani më të arritur ndërmjet subjekteve politike AKR dhe NISMA dhe do të paraqet alternativë të besueshme dhe vizionare për qytetarët e Republikës së Kosovës në periudhën tejet të ndjeshme për të ardhmen e vendit”.