PD: Lirimi i Sami Lushtakut, vërteton luftën e pastër të UÇK-së

PD përshëndet lirimin e ish-komandantit të UÇK-së

Partia e Drejtësisë përshëndet lirimin e ish-komandantit të UÇK-së, njëherësh kryetar i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, duke e vlerësuar vendimin e drejtë ndonëse të vonuar të institucioneve të drejtësisë.

Sipas PD-së, edhe një herë u vërtetua lufta e pastër e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish- Komandantit Sami Lushtaku.

“Vlerat e UÇK-së dhe popullit liridashës janë të paprekshme. Lufta e UÇK-së për liri dhe për një shtet që sot ne gëzojmë ishte e drejtë dhe pavarësisht sfidave ajo përherë do të triumfojë përballë çdo padrejtësie” thuhet në një komunikatë të PD-së.

Partia e Drejtësisë uron të gjithë qytetarët e Kosovës e në veçanti ata të Skenderajt dhe gjithë Drenicës për lirimin e z. Lushtaku, duke uruar e shpresuar edhe në lirimin e bashkëluftëtarëve tjerë të grupit Drenica./21Media

Back to top button