Kandidatët nga LB-ja do të jenë pjesë e përbashkët e një liste me kandidatët për deputetë të PDK-së

Kandidatët nga LB-ja do të jenë pjesë e përbashkët e një liste me kandidatët për deputetë të PDK-së

Partia Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja për Bashkim kanë nënshkruar sot marrëveshje koalicioni për zgjedhjet nacionale që do të mbahen me 6 Tetor.

Sipas kësaj marrëveshje, kandidatët për deputetë nga Lëvizja për Bashkim do të jenë pjesë e përbashkët e një liste me kandidatët për deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës.

“Kjo marrëveshje është rezultat i një bashkëpunimi tradicional në mes të dy subjekteve politike”, thuhet në komunikatën për media.

Partia Demokratike e Kosovës vlerësoi lartë kontributin që Lëvizja për Bashkim ka dhënë në të kaluarën në Kuvendin e Kosovës, në Qeverinë e Kosovës por edhe në institucione të tjera qendrore dhe lokale./21Media