Sipas Çollakut PDK-së i duhet të reformohet

Sipas Çollakut PDK-së i duhet të reformohet

Kryetari Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli nuk është kryetari i vetëm këtij subjekti politik. Kështu ka deklaruar gazetari Ardian Çollaku sot në emisionin “Click” në RTV 21.

Sipas tij PDK ende menaxhohet nga Presidenti Thaçi.

“PDK sot ka dy grupacione të forta, në njërën anë grupacioni i Veselit dhe në anën tjetër njërzit e Hashim Thaçit që sot kanë një ndikim shumë të madh.”, tha Çollaku, përcjell rtv21.tv.

Ai po ashtu shtoi se për të qenë në pushtet PDK-së i duhet të reformohet dhe po ashtu të kthjellet si parti.

“Nëse i krahasojmë zgjedhjet e vitit 2014 dhe këto të vitit 2017 ka 11 mandate më pak , është një rëne rreth 30% në numër të deputetëve. , tha Çollaku.

Ndryshe PDK dje hapi procesin e zgjedhjeve të brendshme./21Media