Hamza: Buxheti për vitin 2020 është deshtë të reflektoj situatën aktuale

Hamza: Buxheti për vitin 2020 është deshtë të reflektoj situatën aktuale

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza, ka thënë se qeveria e Kosovës është duke u vonuar me ofrimin e stimulimit dhe pagesave për sektorin privat.

“Qeveria e Kosovës para disa dite e ka proceduar dhe e ka miratuar buxhetin për vitin 2020, ka qenë një procedurë e trafikuar dhe klandestine. Buxheti për vitin 2020 është deshtë të reflektoj situatën aktuale. Qeveria është duke u vonuar dhe ne mendojmë se shumë shpejt duhet të ndodh rishikimi i buxhetit. Propozimi jonë është që duhet të ketë stimuj konkret për sektorin privat. Shteti duhet tua bëjë pagesën e të ardhurave si paga mesatare. Shteti ka para, ka likuiditet për të marrë masa simulantëve. Të stimulohen punëtorët dhe bizneset. Nuk guxojmë të lejojmë që bizneset tona të bankrotojnë”, tha ai.

Përveç për sektorin privat, ai tha se duhet të ketë stimulim edhe për disa profesione në sektorin publik, si mjeket , infermierët, policët, zjarrfikësit.