PDK-ja nuk do të marrë pjesë në takimin me Borrellin

Sipas Veselit, ky takim është i pakuptim në kushte të mos të mos formimit të qeverisë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka njoftur se PDK-ja nuk do të marrë pjesë në takimin me përfaqësuesin e lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë dhe nënkryetari i Komisionit Evropian, Josep Borrell, i cili pritet që sot të takohet me me subjektet politike në hapësirat e Kuvendit të Kosovës.

Në një konferencë për media Veseli ka thënë se për PDK-në ky takim është i pakuptim në kushte të mos të mos formimit të qeverisë dhe institucioneve të reja në Kosovë.

“Takimi i sotëm është i pakuptimtë në kushte të mos egzistencës së qeverisë dhe intistucioneve të reja”, ka thënë Veseli.

Veseli ka shtuar se çfrado inicative e marrë për procesin e dialogut me Serbinë është e tejkalueshme deri sa Kosoa është një situatë të tillë.

“Cfarëdo iniciative për rinisje për procesin e dialogut me palën serbe është i tejkaluara dhe pakalueshme deri sa Kosova vazhdon me qenë peng i inateve dhe paaftësive për te bërë kompromise për të gjetur zgjidhjeve politike mes dy subjekteve LDK-së dhe VV-së”, ka deklaruar Veseli.
Rreth orës 12:00 përfaqësuesi i lartë i BE-së Borrell do të pritet nga presidenti i vendit, Hashim Thaçi në kabinetin e këtij të fundit. Më pas, të dy do të kenë një adresim për media./Media 

Back to top button