Veseli tha se qytetarët kanë mundësinë e jashtëzakonshme që të vendosin për zhvillim të ri

Veseli tha se qytetarët kanë mundësinë e jashtëzakonshme që të vendosin për zhvillim të ri

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka takuar disa nga kandidatët për kryetarë komunash dhe ata për Kuvendet Komunale, me të cilët ka diskutuar lidhur me vizionin për zgjedhjet lokale të 22 tetorit.

Ai përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se ka qëndruar në Gjilan, Viti dhe Ferizaj. Veseli ka bërë të ditur se me partinë e tij, e cila në këto zgjedhje garon me numrin 94, qytetarët kanë mundësinë e jashtëzakonshme që të vendosin për një zhvillim të ri.

“Me kandidatët për kryetarë dhe ata për Kuvendet Komunale, në Gjilan, Viti e Ferizaj, për vizionin e zgjedhjeve lokale të 22 tetorit. Partia Demokratike e Kosovës ka platformën më të mirë qeverisëse dhe ka kandidatët më kredibil për Komunat e Kosovës. Me PDK-në, pa asnjë dilemë, qytetarët kanë mundësinë e jashtëzakonshme që të vendosin për një zhvillim të ri”, ka shkruar Veseli./21Media