PDK nuk do të bëjë koalicion parazgjedhor

PDK nuk do të bëjë koalicion parazgjedhor

Nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka bërë të ditur se kjo parti në zgjedhje do të hyjë e vetme.

Sikurse liderit i partisë së tij, edhe Hoxhaj theksoi se posti i kryeministrit është i panegociushëm.

Ne e kemi provuar tashmë çfarë ka ndodhur kur postin e Kryeministrit ua kemi lënë partnerëve të koalicionit. Prandaj nuk do të bëjmë kompromise të asnjë lloji kur kërkojmë votëbesimin e qytetarit”, shkroi Hoxhaj në Facebook.

Ndërsa sa i përket koalicioneve paszgjedhore, Hoxhaj tha se “ato parti që nuk do kenë kurajën që të bëhen pjesë e pikave programore të PDK-së, nuk do të jenë pjesë e qeverisë së ardhshme që ne do ta udhëheqim”.

PDK është forca që gëzon besimin më të madh tek qytetarët dhe këtë do ta dëshmojmë edhe në këto zgjedhje. Qytetari në zgjedhje tregon se kush ka vullnet dhe forcë t’ju prijë proceseve”, shkroi tutje Hoxhaj.

Më 22 është caktuar seanca për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës. Zgjedhjet pritet të mbahen kah fundi i muajit shtator apo deri më së largu në fillim të muajit tetor./21Media