Tahiri: “Fotot e protagonistëve me strukturat e PDK-së janë foto rasti”

Tahiri: “Fotot e protagonistëve me strukturat e PDK-së janë foto rasti”

PDK ka kërkuar hetim të thellë se si ka arritur deri te parashkrimi i lëndës në rastin Fajde,  ku të përfshirët në këtë rast kanë apostrofuar emrin e kryparlamentarit Veseli. Kështu  tha ministri i drejtësisë, Abeladr Tahiri, në emisionin Argument Plus. Ai tha se garanton që z.Veseli nuk ka asnjë lidhje me personat e kësaj afere kriminale, ndërsa e fotot  e protagonistëve të kësaj afere  me struktura e PDK-së janë foto të rastit të bëra gjatë fushatave dhe aktiviteteve të ndryshme të partisë.

Intervistën e plotë  me ministrinë e drejtësisë Abelart Tahiri mund ta ndiqni sonte prej orës 21.30 në emisionin Argument Plus./21Media