PDK: Konjufca të tregojë lidhjet familjare me të dënuarin Ramabaja

PDK vazhdon akuzat ndaj Vetëvendosjes

Grupi parlamentar i PDK-së ka akuzuar Kryetarin e Kuvendit Galuk Konjufca, se po mbron veprimtarinë politke të organizatës, “Syri i Popullit”

GP i PDK-së thotë se Konjufca ka lidhje familjare më të akuzuarin e rastit “Syri i Popullit, Sadri Ramabajën.

“Grupi Parlamentar i PDK-së, shpreh indinjatë për karakterin parapolitik që i është dhënë Kuvendit të Republikës së Kosovës, duke qenë në krye të tij ideologu i organizatës terroriste “Syri i Popullit”, Glauk Konjufca. Kryeparlamentari Konjufca, i cili ka lidhje të ngushta familjare me ish asamblistin dhe ish kandidatin për deputet të VV-së, Sadri Ramabajën, të dënuarin e “Syrit të Popullit”, duke heshtur, po mbron veprimtarinë e kësaj organizate terroriste, e cila krijoi lista për vrasjen e kundërshtarëve politikë dhe filloi zbatimin e saj duke bërë atentat.”, thuhet në reagimin e Grupit Parlamentar të PDK-së.

Tutje ky subjekt politik thotë se me heshtjen e saj, Vetëvendosje po rikonfirmon “atë që e kemi thënë vazhdimisht dhe që u vërtetua edhe në gjykatë – se “Syri i Popullit” është zgjatim i Vetëvendosjes në praktikë dhe diskurs.”/21Media

Back to top button