Përfundon afati për dorëzimin e koalicioneve

Përfundon afati për dorëzimin e koalicioneve

Ka përfunduar afati i paraparë për dorëzimin e koalicioneve në Këshillin Qendror të Zgjedhjeve.

Gjatë afatit të vendosur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (27 – 30 gusht) në Zyrën për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim janë deklaruar këto Parti Politike se do të kërkojnë certifikim përmes Koalicionit: – Koalicioni Vakat, i deklaruar ndërmjet 3 Partive Politike: Demokratska Stranka Bošnjaka, Demokratska Stranka Vatan dhe Ujedinjena Stranka Bošnjaka; – Koalicioni AAK–PSD, i deklaruar ndërmjet 2 Partive Politike: Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia Socialdemokrate; – Koalicioni NISMA–AKR–PD, i deklaruar ndërmjet 3 Partive Politike: Nisma Socialdemokrate, Aleanca Kosova e Re dhe Partia e Drejtësisë; dhe – Koalicioni Sloboda, i deklaruar ndërmjet 2 Partive Politike: Progresivna Stranka Kosova dhe Nova Partija Kosova.

Ndërsa, LDK, PDK, Vetëvendosje kanë vendosur të shkojnë të vetme në zgjedhje, ndonëse pati bisedime për një koalcion të mundshëm mes LDK-së dhe Vetëverndosje.

Zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi ka thënë se afati i fundit për çertifikimin e partive që do të shkojnë vetëm në zgjedhje është 6 tetori

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton të gjitha Subjektet Politike (Partitë Politike, Kandidatët e Pavarur, Koalicionet dhe Iniciativat Qytetare) të cilat duan të marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës më 6 tetor se afati i aplikimit për certifikim për Subjekte Politike dhe Kandidatët e tyre përfundon më 6 shtator./21Media