Rafuna flet per zhvillimin ekonomik

Rafuna flet per zhvillimin ekonomik

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Lulzim Rafuna sonte në “DebatPernime” tha se partia e tij për zhvillimin ekonomik të Kosovës ka një program me një kapitull të veçantë.

Kemi paraparë një program i cili do të shkoj në zhvillim të fortë ekonomik i cili do të shkoj deri në 7 % duke materializu të gjitha projektet që janë strategjike për zhillimin ekonomik të vendit, këtu hyn projekti i gasit me Shqiperinë dhe Maqedoninë e Veriut, projekti i Brezovicës, projekti i Lepencit, si dhe rritja e kapitalit për fondin për garantimin e kredive si dhe duke themelu dhe zhvillu fondin për punësim të qëndrushëm në Kosovë, fond i cili çdo vit do t’i ketë nga 50 milionë dhe do ta subvensionojë 50 % të pagës”, tha Rafuna.

Rafuna tutje theksoi se PDK-ja në fokus ka rritjen e industrisë prodhuese dhe eksportin, si dhe ta zvogëlojnë deficitin tregtar që qëndron në Kosovë tani për tani. /21Media