Veseli: Në këtë mënyrë luftohet informaliteti

Veseli: Në këtë mënyrë luftohet informaliteti

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka premtuar formimin e një Agjencie të veçantë për TVSH-në.

Ai përmes kësaj synon që të monitorohen që të luftohet informaliteti dhe rritjen e konkurrencës së ndershme.

“Reforma ime për zhvendosjen e pagesës së TVSH-së nga dogana në kufi te transaksioni me konsumatorin brenda vendit do të bëhet përmes krijimit të një Agjencie të veçantë për TVSH-në. Ky institucion i specializuar do t’i monitorojë lëvizjet e mallit dhe pagesat e detyrimeve tatimore prej plotësimit të Deklaratës së TVSH-së kur zhdoganohet, deri kur përfundon në duar të konsumatorëve. Në këtë mënyrë luftohet informaliteti, duke rritur konkurrencën e ndershme dhe të hyrat e buxhetit të shtetit.“, ka shkruar Veseli në Facebook./21Media