PDK propozon Krasniqin për nënkryetar Kuvendi, Hamzën shef të GP

Veseli ka biseduar me deputetët e partisë së tij

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli so ka takuar deputetët e rinj të PDK-së, ku është diskutuar për mbarëvajtjen e seancës konstituive të Kuvendit.

Në këtë mbledhje të Grupit Parlamentar, PDK ka emëruar Bedri Hamzën shef të Grupit Parlamentar, ndërsa deputetin Memli Krasniqi do ta propozojnë për pozitën e nënkryetarit të Kuvendit, ka njoftuar PDK.

Sot pasdite do të mbahet seanca konstituive e legjislaturës së shtatë e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Konform vendimit të presidentit, edhe kryesia e Kuvendit ka konfirmuar se seanca konstituive e Kuvendit do të mbahet prej orës 15:00.

Back to top button