PDK nuk e përkrahin rezolutën e propozuar nga Sami Kurteshi

PDK nuk e përkrahin rezolutën e propozuar nga Sami Kurteshi

Deputeti i PDK-së, Elmi Reçica në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit tha se kjo seancë është e panevojshme, dhe se nuk e përkrahin rezolutën e propozuar nga Sami Kurteshi.

“Jemi që sa më parë të emërohen anëtarët e KQZ-së, jemi të gatshëm të japim kontributin tonë. Kjo seancë është ndërhyrje në punën e presidentit që është e përcaktuar me kushtetutë. Si grup parlamentar jemi dëmtuar më së shumti nga kjo gjendje, sepse kemi një deputet që pret në radhë. Është e pakuptimtë ndërprerja e punës së KQZ-së. Bllokada ka qenë e qëllimshme nga disa anëtarë të partive politike, që kanë marrë paga por nuk kanë marrë pjesë në mbledhjet e KQZ-së. Seanca e sotme është e panevojshme, dhe e papranueshme është rezoluta e propozuar. Është e papranueshme ndërhyrja në punën e presidentit. Kërkojmë që presidenti sa më parë t’i emërojë anëtarët e KQZ-së në pajtueshmëri me Kushtetutën e Kosovës”, tha Reçica.

Kurse, rezolutën në lidhje me funksionalizimin e KQZ-së të propozuar nga deputeti i Vetëvendosjes, Sami Kurtesh e ka mbështetur shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti.

Seanca e jashtëzakonshme në lidhje me bllokimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga presidenti po vazhdon me debat nga deputetët tjerë./21Media