Plani i PDK-së për drejtësinë

Plani i PDK-së për drejtësinë

Partia Demokratike Kosovës prezantoi në “DebatPernime” planin e saj për sundimin e ligjit dhe luftimin e korrupsionit.

Abelard Tahiri nga PDK, tha se nëse ky subjekt politik vjen në qeveri kanë një plan shtatë-pikësh sa i përket sistemit të drejtësisë.

“Një ndër pikat kryesore është byroja e korrupsionit, që mendoj që sistemi ynë prokurorial duhet me pësu një reformim të thellë duke fillu nga këshilli gjyqësor, nga mundësia e organizimit të një byroje kundër korrupsionit i cili në mandatin e saj nuk do ta ketë luftimin e terrorizimit …mirëpo ta ketë vetëm aferat korruptive të cilat kapin vlerat 100 mijë euro.”, tha Tahiri.

Ai po ashtu shtoi se synohet reformë e thellë në Agjencinë kundër Korrupsionit. Ai tha që pasuria e zyrtarëve të lartë publik të iu verifikohet pasuria çdo vjet./21Media