PDK zgjedh strukturën drejtuese të partisë

PDK zgjedh nënkryetarët, sekretarin e ri dhe udhëheqësit e departamenteve

Kryesia e re e Partisë Demokratike të Kosovës, në mbledhjen e saj të parë, ka zgjedhur dhe plotësuar strukturën e re drejtuese të partisë, duke emëruar nënkryetarët, sekretarin dhe një numër udhëheqësish të departamenteve sektoriale. Figura të reja morrën përgjegjësi në parti.

Kjo është lista e emërimeve të reja:

Uran Ismaili – Sekretar i Përgjithshëm i PDK-së; Agim Aliu, nënkryetar; Shaqir Totaj, nënkryetar; Abelard Tahiri, Udhëheqës i Departamentit për Çështje Organizative; Betim Gjoshi, Udhëheqës i Departamentit për Çështje Elektorale; Blerand Stavileci, Drejtor Ekzekutiv i partisë; Hajredin Kuçi, udhëheqës i Departamentit për Politika Programore; Enver Hoxhaj, udhëheqës i Departamentit për Marrëdhënie Ndërkombëtare; Elmi Reçica, udhëheqës i Departamentit për Çështje të Diasporës; Sami Lushtaku, udhëheqës i Departamentit për Vlera të Luftës; Xhavit Haliti, udhëheqës i Departamentit për Grupe të Interesit; Migjen Kelmendi, udhëheqës i Departamentit për Media dhe Rrjete Sociale; Muzafer Shala, udhëheqës i Departamentit për Rini dhe Inovacion; Safete Hadërgjonaj, udhëheqëse e Departamentit Financa dhe Anëtarësi; Bajrush Xhemajli, Udhëheqës i Departamentit për koordinim me deputetë, ekzekutivin dhe asamblistët; Blerta Deliu-Kodra, udhëheqëse e Departamentit Çështje Gjinore.

Kryetari Kadri Veseli dhe Kryesia e PDK-së përgëzuan të porsa zgjedhurit për përgjegjësitë e reja, duke vlerësuar lartë demokracinë e brendshme të shfaqur gjatë procesit zgjedhor.

Po ashtu, u rikonfirmua zotimi për fuqizimin e angazhimit të mëtejmë politik në pajtim me pritshmëritë e qytetarëve dhe sfidave të cilat po i kalon vendi.

Back to top button