Pedro ndihet keq nga fjalët e tij, pasi që nuk e futi Gerard Piquen në listën e qendërmbrojtësit më të mirë në botë

Pedro ndihet keq nga fjalët e tij, pasi që nuk e futi Gerard Piquen në listën e qendërmbrojtësit më të mirë në botë

Ylli i Chelseas, Pedro ka thënë se nuk ka dashur ta fyente mbrojtësin e Barcelonës, Gerard Pique.

Pedro harroi të përmend ish-bashkëlojtarin e tij kur ishte duke diskutuar për qendërmbrojtësin me të mirë në botë.

Spanjolli ishte duke krahasuar mbrojtësin e Liverpoolit, Virgil van Dijk dhe mbrojtësin e Realit, Sergio Ramos, mirëpo ka thënë se nuk dëshironte ta fyente Piquen.

Nëse duhet të përgjigjem kush është qendërmbrojtësi me i mirë, mund të them Pique, sepse është qendërmbrojtësi me aktiv në këtë kohë. Ndërsa, qendërmbrojtësi me i mirë që kam luajtur dhe gjithmonë e kam pëlqyer është Carles Puyol”, deklaroi ai./21Media